Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritje e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 110 raste pozitive për 24 orë

Në Kosovë 110 raste janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 344 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 163 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.

Në total numri i rasteve aktive është 2116.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.831.139 doza të vaksinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë