Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi:Qumështi dhe uji janë mjedise më efikase për absorbimin e vitaminës D

Sipas një studimi të ri që u prezantua më 21 maj në Kongresin e 24-të Evropian të Endokrinologjisë në Milano, Itali, fortifikimi i ushqimit me vitaminë D funksionoi më mirë me ujë dhe qumësht sesa me lëng.

Duke matur përqendrimin maksimal me kalimin e kohës, studiuesit zbuluan se biodisponibiliteti i vitaminës D ishte më i lartë në qumësht dhe ujë.

Pamjaftueshmëria e vitaminës D është një problem shëndetësor global.

Mes tjerash është lidhur me çështje të shumta shëndetësore, duke përfshirë përgjigjen imune ndaj COVID-19.

Vlerësimet tregojnë se deri në 40% e popullsisë evropiane mund të vuajë nga mungesa e vitaminës D, me 13% që mund të vuajë nga mungesa e rëndë e vitaminës D.

Prandaj, suplementet e vitaminës D janë jetike dhe të kesh njohuri rreth përthithjes kjo do të ndihmonte dhe më shumë procesin e rimëkëmbjes.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Dr. Rasmus Espersen nga Universiteti Aarhus në Danimarkë dhe kolegët e tij kryen një studim të rastësishëm mbi 30 gra në postmenopauzë të moshës 60-80 vjeç me mungesë të vitaminës D.

Studimi kishte për qëllim matjen e ndryshimeve të menjëhershme në përqendrimin e gjakut në përgjigje të konsumit të artikujve të ndryshëm ushqimorë që përmbajnë 200 g D3.

Në mënyrë të rastësishme, 500 ml ujë, qumësht, lëng, lëng me vitaminë D të lidhur me izolimin e proteinës së hirrës, si dhe 500 ml ujë pa vitaminë D (placebo) iu prezantuan pjesëmarrësve në studim. Mostrat e gjakut u mblodhën në 0h, 2h, 4h, 6h, 8h, 10h, 12h dhe 24h në çdo ditë studimi.

“Një aspekt që më befasoi ishte fakti se rezultatet e parë në grupet e ujit dhe qumështit ishin të barabarta. Kjo ishte krejt e papritur duke pasur parasysh faktin se qumështi përmban më shumë yndyrë sesa uji,” tha Dr. Espersen.

Prandaj, përfundimi nga ky studim është se fortifikimi i vitaminës D funksionon më mirë në ujë ose qumësht sesa në lëng./MedicalxPress

Youtube

Arkiva

Kategoritë