Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të Ndaloni Rrjedhjen e Hundës

Rrjedhja e hundës është gjë e zakonshme për të gjithë ne, një gjendje që ne mundemi me lehtësi ta menaxhojmë edhe në shtëpi.

Ka disa arsye pse ju mund të keni rrjedhje të hundës. E zakonshme është një infeksion viral i sinuseve – aponjë ftohje e zakonshme.

Në raste të tjera, mund të kemi rrjedhje hunde për shkak të alergjive, nga poleni, apo shkaqeve të tjera.

Ndaloni rrjedhjen e hundës në kushte të shtëpisë

Nëse preferoni përdorimin e mjeteve natyrale, ka shumë opsione që mund të ju ndihmojnë. Eksploroni trajtimet e mëposhtme në shtëpi për të parë nëse ka ndonjë gjë të përshtatshme për gjendjen tuaj.

Pini shumë lëngje

Pirja e lëngjeve dhe hidratimi i trupit kur kemi rrjedhje të hundës mund të jenë të dobishme, edhe nëse keni simptoma të kongjestionit hundor.

Kjo mundëson që të largoni sekrecionin e tepërt nga hunda juaj. Përndryshe,  sekrecioni mund të jetë i trashë dhe ngjitet në hundë edhe më tej.

Shmangni pijet që ju dehidratojnë. Kjo përfshin pijet si kafenë dhe pijet alkoolike.

Çaj të nxehtë

Nga ana tjetër, pijet e nxehta si çaji ndonjëherë mund të jenë më të dobishme sesa ato të ftohta. Kjo është për shkak të nxehtësisë dhe avullit të tyre, të cilat ndihmojnë në çlirimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Disa çajëra bimor mund të përmbajnë herba që janë mesatarisht“decongestants”(largojnë sekrecionin e tepërt). Kërkoni çajërat që përmbajnë herba anti-inflamatore dhe antihistamine, të tilla si kamomil, xhenxhefil, mente, ose hithër.

Bëni një filxhan çaj të nxehtë me bimë (preferohet pa kafeinë) dhe thithni avullin para se të pini. Dhimbjet e fytit shpesh shkaktojnë rrjedhje të hundës – gjithashtu, pirja e çajit të nxehtë bimor mund të zbeh dhimbjen e fytit.

Thitheni avullin e nxehtë

Thithja e avullit të nxehtë është treguar efektive për të ndihmuar në trajtimin e rrjedhjes së hundës. Një studim i vitit 2015 për njerëzit e ftohur tregoi se përdorimi i inhalacionit të avullit ishte mjaft efektiv. Ai reduktoi kohën e shërimit të sëmundjes për rreth një javë në krahasim me mospraktikimin e tij.

Përveç thithjes së avullit provojeni një filxhan çaji të nxehtë.

Ja se si:

-Ngrohni ujin e pastër në një tenxhere në dhomën tuaj. (vetëm aq sa të krijohet avull) – Mos lejoni të vloj.

Vendose fytyrën tuaj mbi avull për 20-30 minuta. Merr frymë thellë përmes hundës suaj. Pushoni pak në qoftë se fytyra juaj merr shumë nxehtësi.

Largojeni mukusin e tepërt apo sekrecionin nga hunda.

Nëse dëshironi, shtoni disa pika vajra esenciale në ujin tuaj. Rreth dy pika për 100ml ujë është e mjaftueshme.

Vaj Eukalipti, mente, pishe, rozmarinë, sherbele, mendër, dhe vajra me trumzë janë opsione tjera. Komponimet në këto bimë (si mentoli dhe timol) gjenden gjithashtu në sasi më të mëdha se në disa medikamente.

Nëse nuk keni këto vajra esenciale, përdorni këto si barishte në formë të thatë.

Bëni avullin fytyrës tuaj me një çaj bimor dhe thithini avujt – do të merrni të njëjtat përfitime.

Dush të nxehtë

Keni nevojë për lehtësim të shpejtë? Provoni një dush të nxehtë. Ashtu si një çaj i nxehtë ose inhalimi, dushi mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të rrjedhjes së hundës.

Neti pot

Përdorimi i një “ene për pastrimin e hundës” (i quajtur edhe lavazh i hundës) është një trajtim i zakonshëm për sinusitin. Kjo përfshin probleme të hundës dhe parehati.

Kjo enë ka një lloj gypi të gjatë, ju shtoni pak ujë të ngrohtë me kripë ose solucion ujë-deti. Ju pastaj përdorni atë për të vendosur atë sasi nga njëra zgavër e hundës në tjetrën. Kjo pastron sinuset tuaja në tërësi.

Bleni një enë të tillë “neti pot” në farmacinë tuaj më të afërt ose në dyqan. Sigurohuni që të ndiqni udhëzimet e përdorimit, paraprakisht. Përdorimi i gabuar, edhe pse ndodh rrallë, mund të bëjë gjendjen më të rënduar ose të shkaktojë infeksione të sinusit.

Sigurohuni që të përdorni ujë steril dhe të destiluar.

Nëse dëshironi, shtoni vajra esenciale “decongestant” si ato të përmendura më herët në solucionin me ujë-deti që të keni edhe dobi të tjera(shtoni vetëm dy deri tre pika për tenxhere).

Konsumimi i ushqimeve pikante

Ushqimet me erëza mund të shkaktojnë rrjedhje të hundës. Megjithatë, nëse jeni duke patur edhe simptoma më të theksuara, mund t’iu ndihmojnë disa erëza.

Nëse mund të toleroni ushqimet pikante, atëherë provojeni. Nëse nuk jeni mësuar, provoni pak erëza pikante në fillim për të parë nëse po ju ndihmon.

Erëza të tilla si piper i kuq, piper ghost, habanero, wasabi, ose xhenxhefili janë opsione me rendësi. Këto erëza, ndërkohë që krijojnë ndjesinë pikante kur konsumohen, zgjerojnë kanalet në trup dhe mund të lehtësojnë problemet me sinusit.

Capsaicin

“Capsaicin” është një produkt që i bënë specat pikant. Është përdorur për të trajtuar dhimbjen e nervit dhe psoriasis, por nëse e aplikoni në hundë, mund të ndihmojë në zbehjen e simptomave.

Disa studime kanë zbuluar se capsaicina është më efektive në trajtimin e rrjedhjes së hundës sesa budesonidi(medikament).

Në fund fare

Ka shumë mjete në shtëpi që mund të ndihmojnë për të zbehur simptomat e rrjedhjes së hundës, pa përdorur ilaçe.

Asnjë nga këto mjete nuk janë të dizajnuara për të kuruar ose eliminuar plotësisht rrjedhjen e hundës – dmth ftohjet, infeksionet virale ose alergjitë.

Këto vetëm do t’ua përmirësojnë gjendjen. Sigurohuni që të kërkoni trajtim të duhur nëse jeni duke përjetuar ftohje, virus apo alergji.

Youtube

Arkiva

Kategoritë