Deri në 80 përqind e grave mund të përjetojnë problemet që ndërlidhen me miomat në një moment gjatë jetës së tyre .
Megjithëse, gratë në shumë raste nuk përjetojnë simptoma, afërsisht 30 përqind e tyre do të ketë simptoma që përfshijnë dhimbje dhe presion të legenit, dhimbje shpine dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.
Ashpërsia e dhimbjes varet nga vendndodhja, madhësia dhe numri i fribromave të pranishme.
Përveç se shkaktojnë dhimbje dhe parehati, miomat mund të shkaktojnë edhe efekte tjera anësore si:
-Anemi (për shkak të humbjes së gjakut gjatë ciklit menstrual);
-Urinim i shpeshtë;
-Sterilitet;
-Gjakderdhje e rëndë menstruale;
-Ndjenjë e ngopjes;
Arsyjet e shpeshta të pranisë së miomave ndërlidhen me faktin e mbipeshës, historisë familjare, fillimit të vonshëm të menopauzës apo edhe fillimi në moshën e re të ciklit menstrual.
Përpos këtyre, ekzistojnë edhe disa faktorë tjerë të cilët ndërlidhen me zhvillimin e miomave, si:
-Mungesa e vitaminës D;
-Konsumimi i qumështit të sojës;
-Konsumimi i alkoolit;
-Mungesa e perimeve dhe frutave në dietën tuaj./VeryWellHealth,