Mër, Pri 8, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 4 mijë analiza dhe 646 vizita specialistike brenda 24 orëve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer gjithsej 4,478 analiza laboratorike për 365 pacientë.


Sipas raportit ditor, janë realizuar edhe 646 vizita specialistike, ndërsa 46 pacientë janë shtruar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar 216 pacientë.


Po ashtu, janë regjistruar 2 lindje, ku kanë lindur 2 vajza. Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 13 operime.


Shërbimet tjera përfshijnë 36 dializa, 165 incizime me rëntgen, 51 ekzaminime me ultrazë dhe 22 MRI.

Gjithashtu, janë realizuar 13 ehokardiografi, 9 ergometri, 6 gastroskopi dhe 1 kolonoskopi.


Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 57 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë