Analiza e 23 studimeve të mëparshme, rendit medikamentet e disponueshme për humbjen e flokëve, nga më të efektshmet tek ato më të pak të rëndësishme në këtë drejtim.
Ekspertët thanë se lista është e dobishme. Medikamentet si – dutasteridi, finasteridi dhe minoxidil – janë përdorur prej kohësh, por ka pak informacione se si ato vendosen kundër njëra tjetrës në këtë efektivitet.
“Ne nuk kemi prova që ti krahasojnë këto medikamente ‘kokë më kokë’,” tha Dr. Anthony Rossi, dermatolog i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.
Kjo i ka lënë mjekët pa një përgjigje të qëndrueshme për pyetjen e pashmangshme, cili opsion funksionon më mirë?
Hulumtimi i ri do të ndihmojë në plotësimin e këtij boshllëku, sipas Dr. Rossi.
Trajtimi i rangut më të lartë ishte kapsula dutasteride (me emër të mbrojtur Avodart), në një dozë prej 0,5 miligramësh në ditë. Mesatarisht, ky bari prodhoi rritjen më të madhe në numrin total të flokëve pas gjashtë muajve të përdorimit.
Më pas erdhën pilulat finasteride (me emër të mbrojtur Propecia), të marra në një dozë 5 mg çdo ditë, e ndjekur nga e njëjta dozë e minoxidilit oral (me emër të mbrojtur Rogaine).
Jo çuditërisht, doza dhe administrimi kishin rëndësi, zbuloi analiza. Një dozë më e ulët e finasteridit (1 mg në ditë) renditet e katërta, e ndjekur nga dy formulime lokale të minoxidilit, me dozën më të lartë (5%) që performon më mirë se doza e ulët (2%).
“Dutasteride mund të jetë më i mirë se të tjerët, por gjithashtu mund të ketë më shumë efekte anësore,” tha ai. “Dhe ne duhet të këshillojmë pacientët për këtë.”
Dutasteridi mund të shkaktojë humbje të dëshirës seksuale, mosfunksionim erektil dhe ndjeshmëri të gjirit, si dhe një formë të presionit të ulët të gjakut të quajtur hipotension ortostatik.
Në raste të rralla, meshkujt mund të kenë reaksione serioze ndaj barit që kërkojnë kujdes mjekësor, duke përfshirë ënjtjen e fytyrës dhe vështirësi në frymëmarrje.
Finasteridi, gjithashtu mund të zvogëlojë epshin ose të shkaktojë ndjeshmëri të gjirit, por vetëm në një grup të vogël pacientësh, tha Dr. Amy McMichael, profesoreshë e dermatologjisë.
Sa herë që një person i shëndetshëm ka rënie të flokëve, qëllimi është të rrisë dendësinë e flokëve duke ruajtur atë shëndetmirë, tha Dr. McMichael, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.
“Në përgjithësi, minoxidil topikal, finasterid oral dhe minoxidil oral tolerohen mirë nga shumica e pacientëve dhe nuk shkaktojnë efekte anësore”, tha ajo.
Gjetjet u publikuan më 2 shkurt në revistën ‘JAMA Dermatology’. Ato bazohen në 23 prova klinike, shumica e të cilave krahasuan mjekimin me një placebo (një substancë joaktive)./ MedicalxPress