Në botë ka milarda persona, por pak prej tyre arrijnë që të bëhen të njohur në gjithë botën. Majat e suksesit nuk janë të lehta për tu prekur dhe shpeshherë kur shohim persona të suksesshëm, shohim vetëm majën e ajsbergut.
Suksesi nuk falet, për të duhet punuar shumë, prandaj edhe njerëzit më të suksesshëm në botë nuk e kanë arritur famën dhe suksesin duke qëndruar.
Shumë ekspertë besojnë që vitet e njëzeta janë vitet kur duhet punuar më së shumti, pasi janë përcaktues për vitet e ardhshme të jetës.
Më poshtë ne do ua paraqesim një listë të personave të suksesshëm dhe çfarë kanë bërë ata në të njëzetat e tyre.
Ellen DeGeneres
Të gjithë mund ta njohin Ellen, si gruan komike dhe gjithmonë të qeshur. Por jeta nuk i ka buzëqeshur gjithmonë. Kur ajo ishte në të njëzetat e dashura e saj ndërroi jetë në mënyrë tragjike. DeGeneres thotë që ky moment dërrmues emocional, ishte përcaktues për të ardhmen e saj si komediane. Prezantuesja e “The Ellen Show”, shprehet që për një kohë të gjatë është ndier fajtore për vdekjen e të dashurës.
Pikërisht për shkak të kësaj ngjarje, Ellen për ta larguar vëmendjen u fokusua në shkrim. Vite më vonë ajo u bë e famshme pikërisht nga “stand-up” komedia që e kishte shkruar në kohën kur mbante zi.
Bill Gates
Themeluesi i Mircrosoft, Bill Gates, e zbuloi dashurinë që kishte për programin kur ishte vetëm 13 vjeçar. Gates, kishte arritur që të futej në njërën prej universiteteve më të mira në botë, Harvard, por nuk i vazhdoi studimet. Në moshën 20 vjeçare, ai vendosi të fokusohet në kompaninë që sapo kishte filluar. Tani kompania e tij vlen miliarda.
Oprah Winfrey
Padyshim që Winfrey, është një prej prezantueseve më të mira në botë. Dashurinë për media ajo e zbuloi kur ishte vetëm 14 vjeçe. Kur ishte 19 vjeçare e braktisi universitetin për tu fokusuar në karrierë. Derisa u bë e njohur botërisht, Winfrey punonte në një stacion lokal të radios.
Barack Obama
Ish presidenti amerikan, Barack Obama, përveç mësimeve ishte shumë i shkathtë edhe në basketboll. Në të njëzetat e tij, ai po studionte në Harvard Law School.
Mark Zuckerberg
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, filloi të merrej me programim në një moshë shumë të re. Për dallim nga shumica në këtë listë, Zuckerberg, ishte në fillim të njëzetave të tij kur themeloi Facebook-un. Pak vjet më vonë, Facebook-u, do bënte revolucion. /Familja Jone