Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Drejtori i SHSKUK-së: Të gjithë pacientët në Kosovë të trajtohen në dy orët e para

Në Kardiologjinë Invezive nuk ka më listë pritjeje për të gjithë ata që kanë nevojë për stentim dhe infrakt akut trajtohet në dy orët e parë.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu,  e përshkruan këtë ndjenjë si shumë të veçantë pasi të gjithë mund të trajtohen në këtë repart.

“Mund ta përshkruash si një ndjenjë shumë të veçantë, kur kemi arritur që të gjithë pacientëve, pa dallim moshe, gjinie, race që t’ua hapim derën dhe në Qendrën Klinike Universitare të trajtohen, qysh mund të trajtohen edhe në vendet më të zhvilluara evropiane”, thotë Sejdiu.

Kardiologjia, ditë më parë ka aktivizuar edhe angiografin e ri. Sejdiu, këtë e cilëson si ‘epokë të re’.

“Angiografi i ri e hap një epokë të re në historinë e Kardiologjisë Invazive, sepse dy aparate dhe dy salla na e mundësojnë tani që të gjithë pacientët në Kosovë të trajtohen në dy orët e para”, thekson Sejdiu

Përndryshe, Kardiologjia Invezive filloi punën në vitin 2008 në kishte në përbërje një ekip të mirë trajnuar. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë