Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.
Rastin e ka raportuar bashkëshortja e viktimës në polici, e cila e kishte gjetur trupin e pa jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.
“Prizren, 10.03.2022-19:00. Një femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.