Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Banner Top
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që duhet t’i largoni nga menyja juaj

Viteve të fundit, njerëzit janë duke i kushtuar vëmendje të madhe mënyrës së të ushqyerit.

Dietat janë bërë pjesë e përditshmërisë së shumë personave.  Por ato shpeshherë dinë të jenë të mundshme dhe  ka të tillë që dorëzohen.

Për të gjithë ata që ‘i urrejnë’ dietat strikte, ju prapë mund të jetoni shëndetshëm vetëm nëse i largoni  disa lloj ushqimesh.

Pijet e sheqerosura

Studimet e kryera nga “American Journal of Public Health”, bëjnë të ditur që lëngjet që kanë sheqer në përmbajtje, vetëm rrisin numrin e kalorive që merrni gjatë ditës.

Gjithashtu këto lloj të pijeve janë të lidhura ngushtë me  sëmundje të ndryshme si: tipi 2 i diabetit dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse ju i keni pjesë të përditshmërisë lëngjet e sheqerosura, atëherë ato mund t’i zëvendësoni me ujë me limon.

Picat

Dihet që shija e picës është pothuajse e parezistueshme, por dihet edhe dëmi që vjen nga ky lloj ushqimi me prejardhje italiane.

Picat përgatiten me përbërës të tillë që janë shumë të pashëndetshëm dhe vetëm shton numrin e kalorive.

Por për të gjithë ju që jeni adhurues të picave (e që ka shumë të tillë) nëse ua ka ëndja të hani një të tillë, atëherë zgjidhja më e mirë do të ishte një picë e përgatitur në shtëpi.

Buka e bardhë

Buka e bardhë është shumë e dëmshme, sidomos nëse është pjesë e secilit vakt. Sipas ‘Medical Neës Today” buka e bardhë ka shumë pak përbërës ushqyes.  Ka nivel të lartë të kalorive, por shumë pak proteina, vitamina dhe minerale.

Buka e zezë mund të jetë një zgjidhje ideale për të gjithë ata që konsumojnë tërë kohën bukë të bardhë.

Patatet e fërguara dhe çipsat

Në fakt patatja është shumë e shëndetshme, por jo kur përpunohet.

Kur patatja fërgohet atëherë ka shumë kalori dhe shumë studime mbështesin teorinë që ky ushqim shkakton mbipeshë. /FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë