Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme dhe njerëzit duhet të sigurohen që të marrin mjaftueshëm nga ajo.
Një mangësi mund të ndodhë gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit dhe mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e një personi, megjithëse mangësitë për shumicën e njerëzve janë të lehta për t’u shmangur.
Klinika e Cleveland tha se rreth 15-20 minuta rreze dielli tri ditë në javë janë ‘zakonisht të mjaftueshme’ për një person që përpiqet të marrë mjaftueshëm vitaminë.
Pra, si mund ta dalloni nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D?
Shenjat dhe simptomat e mungesës së vitaminës D përfshijnë lodhjen dhe dhimbjen e kockave.
Shenjat për t’u kujdesur përfshijnë si vijon:
- Dhimbje muskulore;
- Ngërçet e muskujve;
- Lodhje;
- Dhimbje kockash;
- Dobësi muskulore;
- Ndryshime të humorit.
Disa njerëz janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D, si të rriturit dhe fëmijët mbi katër vjeç, të cilët nuk janë shpesh jashtë, pasi mund të jenë të mbyllur në shtëpi, të jetojnë në një shtëpi kujdesi ose të veshin rroba që mbulojnë lëkurën e tyre.