Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat dhe trajtimi i bullizmit – tregon psikologia, Ibelinda Halili

Këtë të shtunë në emisionin Familjajonë e ftuar ishte psikologia, Ibelinda Halili, me të cilën u diskutua rreth trajtimit psikologjik të viktimave të bullizmit dhe të bullizuesve.

Në mesin e informacioneve të shumta Halili tregoi edhe për ndihmën që duhet të u japet të dy anëve, si viktimës të bullizmit ashtu edhe bullizuesit.

Te llojet e bullizmit bënë pjesë bullizimi fizik, social, psikologjik dhe cyberbulling. Bullizmi ndodhë edhe te njerëzit e rritur, çdo njëri që bullizon dikur ka qenë edhe vetë pjesë e bullizmit. Çdo institucion duhet ta ketë një person që është profesionist në këtë pjesë tek të cilët duhet të dërgohen personat që janë bullizues në mënyrë që të trajtohen. Ndërkaq pjesë e këtij trajtimi janë edhe viktimat të cilat shpesh herë bullizmi i dërgon deri në depresion”, tha Halili.

Halili shpjegoi edhe disa nga shenjat që mund të i shohim te fëmija nëse ai është duke përjetuar bullizëm, pjesë e të cilave janë edhe justifikimet për të mos shkuar në shkollë.

Prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve duhet që të kujdesën për ta, arsyetimet e rënieve në sukses në shkollë mund të jetë shenjë e bullizmit. Ata nuk e kanë guximin që ta marrin fjalën në klasë për ta përmirësuar suksesin sepse kanë frikë që mos bullizohen”, tregoi psikologia.

Psikologia më tutje foli edhe për mënyrën se si prindërit dhe mësuesit duhet të kujdesen me fëmijët që janë pre e bullizmit në mënyrë që ata të i shpëtojnë këtij fenomeni./ familjajonë.

Intervistë e plotë me psikologen mund ta ndiqni në faqen familjajonë në facebook.

https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/654051042590600

Youtube

Arkiva

Kategoritë