Të shkosh për të fjetur me flokë të lagura mund të shoqërohet me dëme më serioze sesa që mund të imagjinoni dhe nuk bëhet fjalë vetëm për ftohje.
Kjo gjë mund t’ua dëmtojë dhe strukturën e flokëve tuaj, pasi ato bëhen më të ndjeshme dhe të prirura për t’u thyer.
Disa ekspertë thonë se gjumi me flokë të lagur ul temperaturën e trupit dhe kjo shkakton dhimbje koke teksa trupi përpiqet të ngrohet.
Specialistët e tjerë besojnë se të shkosh në shtrat me flokët e mbështjellë me një peshqir shkakton dhimbje dhe madje mund të ndërpresë gjumin.
Gjithashtu mund të acarojë lëkurën. Kur ndryshoni pozicion gjatë gjumit, flokët mund t’ju bien në fytyrë.
Kombinimi i flokëve të lagur dhe temperaturës në dhomën e gjumit, mund të sigurojë kushtet e përsosura për rritjen e baktereve irrituese të lëkurës.