Dr. Musa Hoxha e dr. Besim Morina, së bashku me kabinetin e bronkoskopisë, ia kanë larguar një 77-vjecareje kurorën e dhëmbit nga rrugët e frymëmarrjes.
Sic bën të ditur vetë Morina, përmes një postimi në Facebook, kurora e dhëmbit kishte aspiruar në rrugët e frymëmarrjes përderisa pacientja ishte në vizitë te dentisti.
Procedura e nxjerrjes së “trupit të huaj” u përballua lehtë dhe u realizua për një kohë të shkurtër.
Postimi i plotë i dr. Besim Morina:
Sot ne ekipi i Kabinetit te Bronkoskopise ne krye me Musa Hoxha, bëri largimin e trupit të huaj nga rrugët e frymëmarrjes te nje grua 77 vjeçare. Trupi i huaj ishte një copë e kurorës së dhëmbit qe ishte aspiruar gjate vizites se saj te dentisti. Procedura u perballua lehte dhe u krye me nje profesionalizem per nje kohe te shkurte duke e kursyer ate nga ekzaminimet dhe intervenimet me te renda. /familjajone