Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi: Edukimi profesional i mjekëve dhe të tjerëve, është shtylla kryesore e të ecurit përpara

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën: “Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë-Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional?- Kahja e reformës së nevojshme”, të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi ka bërë të ditur se në këtë tryezë Ministri Latifi ka folur për edukimin profesional të mjekëve, specializantëve, infermierëve dhe të tjerëve, duke e cilësuar si shtyllen kryesore e të ecurit përpara, pra e zhvillimit të shëndetësisë.

“Të gjithë duhet të mendojmë si Ministër, Kryeministër, si mjekë, shkencëtar, në mënyrë që shëndetësia në vend të zhvillohet dhe të jetë në nivelin e duhur, ashtu siç dëshirojmë jo vetëm ne, por edhe qytetarët e Kosovës”, tha Latifi, njofton MSh.

Më tutje sipas MSh, kryetari i Odës se Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, falënderoj Ministrin Latifi për prezencën, duke thënë se me ardhjen e tij në krye të shëndetësisë së Kosovës, pritet që gjendja në këtë sektor të përmirësohet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë