Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dënuar kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Shtërpcë.

Policia bën të ditur se ka pranuar ankesa nga qytetarët se disa rrugë janë të pa pastruara.

“Policia e stacionit policor të Shtërpcës pas disa ankesave të qytetarëve dhe pasi ka inspektuar rrugët lokale të Shtërpcës, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat, nga kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve. Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe sot ndaj kompanisë ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse ishte paralajmëruar nga policia”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast policia, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë