Pallto, pulovra, funde, këpucë me taka të larta, çanta…, e gjithë kjo është e lyer me ngjyrat verore si e verdha, portokallia, bluja, roza…
Nëse dëshironi të ngjyrosni kombinimet tuaja dimërore, por nuk dini si të vishni ngjyra të ndezura, atëherë besojmë se kombinimet e mëposhtme do t’ju zgjojnë imagjinatën dhe frymëzimin, transmeton Telegrafi.
1. Çanta neoni
Nuk ka rëndësi nëse është një fustan apo fund, një çantë apo këpucë – stilimi juaj do të jetë perfekt me ngjyra të forta.
2. Xhaketë portokalli për çdo ditë
Mund ta vishni për çdo rast dhe është ideale për çdo ditë, sepse çdo kombinimi do t’i japë një notë të veçantë.
3. Pallto pelushi që thyen monotoninë
Roza e ndezur dhe e zeza janë dy ekstreme që shkojnë në mënyrë perfekte së bashku.
4. Kombinim ngjyrash
Ky kombinim është një tregues ideal se si mund të “pajtoni” tri ngjyra krejtësisht të ndryshme.
5. Xhaketë leshi me ngjyrë
E verdha është ngjyra standarde e verës dhe ngjyra e diellit.