Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A po i afrohemi fundit të pandemisë? – Përgjigjet dr. Besim Morina

Të shtunën në emisionin “Familja Jonë” ishte i ftuar pulmologu i mirënjohur dr. Besim Morina me të cilin u diskutua në lidhje me variantin Omikron dhe sëmundjet e tjera të mushkërive.

Gjatë emisionit u diskutua edhe rreth asaj se a është afër fundi i pandemisë

Morina theksoi se variantet e fundit janë një fazë kaluese më e lehtë në aspektin klinik, por kjo nuk do të thotë që e njëjta ndodh edhe në aspektin epidemiologjik.

“Ekzistojnë teori të ndryshme të cilat thonë se këto ndryshime që po ndodhin te virusi, janë në njëfarë forme një fazë kaluese e një forme të ardhshme e cila është më e lehtë në aspektin klinik, por jo edhe në aspektin epidemiologjik”, theksoi ai.

Morina tutje foli edhe për simptomat dalluese në mes të gripit sezonal dhe variantit Omikron, ku tha se janë vështirë të dallueshme dhe u nxjerrin telashe në identifikim të saktë edhe vetë mjekëve.

Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/303700904894847

/familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë