Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ilaçe të reja për trajtimin e astmës te fëmijët

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te bronkodilatorët, kortizonin në aerosol dhe anti-leukotrienet. Këtyre trajtimeve tani i shtohen edhe barnat biologjike, të cilat kanë më pak efekte anësore dhe lejojnë kontroll më të mirë të sëmundjes.

Ilaçet biologjike për fëmijët

Këto janë risi të rëndësishme, sepse ekspertët janë të bindur se barnat biologjike do të kenë efekte pozitive në nivel klinik, në mirëqenien e përditshme të fëmijëve dhe në kostot e përgjithshme të menaxhimit të sëmundjes. Konkretisht, janë në dispozicion tre ilaçe: omalizumab, mepolizumab dhe dupilumab. Përdoren edhe tek të rriturit, por veçanërisht të rëndësishme për trajtimin e astmës tek fëmijët, ato veprojnë në faza të veçanta të inflamacionit që shoqëron sëmundjen. Disa prej këtyre barnave autorizohen nga mosha 12 vjeç, të tjerat nga mosha 6 vjeç, siç sqarojnë ekspertët e Shoqatës Italiane për Sëmundjet e Frymëmarrjes së Fëmijëve.

Më efektive në fëmijëri

Fëmijët dhe adoleshentët të cilët nuk mund ta kontrollonin problemin e tyre në mënyrë adekuate kishin dy alternativa: doza shumë të larta të steroideve thithëse për t’u administruar për periudha të gjata ose kortizon nga goja, pra në mënyrë sistematike. Ky trajtim, sidomos tek fëmijët, duhet ndjekur me shumë kujdes edhe në lidhje me efektet anësore të mundshme. Ilaçet biologjike të disponueshme sot veprojnë në ato çelësa përmes të cilëve inflamacioni shkakton sëmundjen. Prandaj, preket inflamacioni i tipit 2, ai që përfshin eozinofilet, i cili është tipik për fëmijët më shumë se të rriturit. Në moshën madhore, në fakt nuk ka medikamente që mund të veprojnë në faktorë të veçantë sëmundjeje, ndërsa për trajtimin e astmës tek fëmijët këto barna të reja japin mundësinë e ndërhyrjes selektive në mekanizmat e sëmundjes.

Përparësitë e barnave biologjike

Ilaçet biologjike kanë disa përfitime trajtimi. Para së gjithash, ato kanë më pak efekte anësore sesa kortikosteroidet, të dhëna në doza të larta për një kohë të gjatë. Një efekt i dytë, po aq i rëndësishëm, pozitiv i përdorimit të barnave biologjike në trajtimin e astmës tek fëmijët lidhet me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore të fëmijëve dhe adoleshentëve. Kontrolli më i mirë i sëmundjes u lejon të rinjve të kryejnë të gjitha aktivitetet e përditshme pothuajse pa kufizime: ata mund të luajnë, të praktikojnë aktivitet fizik pa probleme.

Kjo i lejon fëmijët të integrohen me zakonet e bashkëmoshatarëve të tyre dhe të kenë një jetë normale të lojës, sportit dhe socializimit.

Menaxhimi i mirë i formave të rënda të astmës falë barnave biologjike ka gjithashtu një ndikim pozitiv në kostot e përgjithshme të menaxhimit të sëmundjes tek fëmijët, sepse shkakton kursime të mundshme në shpenzimet spitalore dhe kostot e moskontrollit.

Rrugët e frymëmarrjes të të sëmurëve me astmë janë të përflakur vazhdimisht dhe për këtë arsye janë të mbindjeshme. Në kontakt me shkaktarë të tillë si i ftohti, pluhuri, poleni, ndotësit e mjedisit, sforcimi fizik, bronket reagojnë duke ulur kalibrin e tyre dhe duke shkaktuar pengesë në kalimin e ajrit. Më pas shfaqen simptomat e astmës, përkatësisht fishkëllimë, kollë, shtrëngim në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Burimi: Per nenat.al

Youtube

Arkiva

Kategoritë