Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjatë 24 orëve në Kosovë janë raportuar 9 raste të dhunës në familje

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në Kosovë janë raportuar gjithsejtë 9 raste të dhunës në familje.

E ajo që vërehet në raport është që në tre raste sa ishin gjithsejtë të raportuara të dhunës në familje në qytetin e Gjakovës, dy prej tyre në momentet që i kishin sulmuar pjesëtarët e familjes kishin qenë nën ndikimin e alkoolit.

Rastet e dhunës në familje në raportin e policisë:

Prizren, 07.11.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale në gjendje të dehur i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin e tij, të dy viktimat kosovarë,  të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar  në mbajtje për 48 orë.

 Klinë, 07.11.2021 – 20:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj  dy viktimave kosovarë. Sipas viktimave,  e dyshuara ka probleme psikike. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjakovë, 07.11.2021 – 13:36.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit ka tentuar ta sulmoj bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 07.11.2021 – 15:15. Janë arrestuar  dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, për shkak se ishin rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes  të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjakovë , 07.11.2021 – 18:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit e kishte keqtrajtuar fizikisht vajzën e tij të mitur, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 Skenderaj , 07.11.2021 – 16:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj me probleme shëndetësore, e dyshuara femër kosovare . E dyshuara me udhëzim të mjekut është dërguar në repartin e Neuropsikiatrisë në Prishtinë.

Lipjan, 07.11.2021 – 18:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se disa herë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima pas intervistimit me kërkesën e saj ka shkuar te familja, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Podujevë, 06.11.2021 – 22:55. Dy viktimat femra kosovare, kanë pranuar tretman mjekësor pasi të njëjtat dyshohet se pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit  me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 05.11.2021 – 18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën janë duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë. Si pasoj e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, por nuk ka dashur të shkoj në strehimore. Pasi viktima nuk ndjehej e sigurt ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë