Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta ulni shpejt sheqerin pas një vakti: Një pije e shijshme rregullon glukozën në një kohë të shkurtër

Nivelet e sheqerit në gjak rriten ndjeshëm pas një vakti të përbërë nga karbohidrate, sepse ato zbërthehen në glukozë më shpejt se çdo përbërës tjetër ushqimor

E tillë është, për shembull, buka që ka një indeks të lartë glikemie.

Është përdorur në një studim nga studiues të Universitetit të Paris-Sacle, të cilët analizuan mundësitë e uljes së sheqerit sa më shpejt të jetë e mundur pas një vakti, transmeton Telegrafi.

Pas 100 gramë bukë, të anketuarve iu dhanë tri lloje pijesh: njëra me çaj të zi, tjetra me ujë dhe e treta me lëng limoni.

Rezultatet treguan se lëngu i limonit ka efektin më të shpejtë, i cili redukton ndjeshëm reagimin glikemik të organizmit.

Sipas një studimi nga ekspertë francezë, niveli i sheqerit në gjak u ul me rreth 30 për qind, brenda 35 minutave.

Ata theksojnë se kjo konfirmon një efekt të ngjashëm që është vërejtur me pije të tjera acidike.

Studiuesit arrijnë në përfundimin se një procedurë shumë e thjeshtë mund të zvogëlojë ndikimin e karbohidrateve në nivelet e sheqerit në gjak – duke përfshirë pije acidike në vakt.

Gjithashtu, zbërthimi në glukozë do të ngadalësohet nëse disa fruta dhe madje edhe perime hahen me bukë.

Kjo rekomandohet veçanërisht për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti 2. Përkatësisht, hormoni insulinë është përgjegjës për rregullimin e sheqerit, dhe pikërisht tek ata prishet sekretimi i tij.

Youtube

Arkiva

Kategoritë