Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Byrek me brumë të gatuar me tri lloje djathi

Gatuhet shumë lehtë, mjafton të përzieni brumin dhe ta zieni për një minutë në ujë të vluar, më pas ta kaloni për një minutë në ujë të ftohtë

Më pas e mbushni me djathë dhe do të keni byrekun më të shijshëm që keni ngrënë deri tani.

Shkrihet në gojë dhe të gjithë do t’i lavdërojnë aftësitë tuaja të kuzhinës, transmeton Telegrafi.

Përbërësit për brumin:

▪ 6 vezë
▪ 50 ml ujë
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 650 g miell

Për mbushjen:

▪ 300 g djathë delesh
▪ 300 gr mozzarella
▪ 300 g djathë të fortë
▪ 150 g gjalpë të shkrirë

Përgatitja:

▪ Rrihni vezët dhe kripën. Më pas shtoni ujin dhe miellin dhe ngjisheni brumin.
▪ Mbulojeni dhe lëreni për 10 minuta. Ndani brumin në 8 pjesë dhe formoni secilën në një top.
▪ Hapeni brumin shumë hollë dhe ziejeni në ujë të vluar për një minutë, pastaj kalojeni në ujë të ftohtë për një minutë.
▪ Gatuani secilin brumë veç e veç dhe ziejini vetëm 7 copë.
▪ Hidhni koren e parë të zier në një tepsi dhe spërkatni me pak gjalpë të shkrirë. Lëreni koren të jetë paksa e rrudhur.
▪ Kështu renditni 3 kore dhe secilës i hidhni gjalpë.
▪ Grini dhe përzieni të gjithë djathërat dhe më pas hidhini sipër.
▪ Rendisni koret, pastaj djathin derisa ta harxhoni tërë materialin.
▪ Spërkateni secilën kore me gjalpë.
▪ E fundit duhet të jetë korja që nuk e keni zier. E presim dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25 minuta.

Ju bëftë mirë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë