Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
SHSKUK lehtëson shërbimet për të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe Shoqata Medica nga Gjakova kanë nënshkruar sot Marrëveshje bashkëpunimi, për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore për kategoritë e personave, të cilët janë të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë, si për ndikimin mbi politikat sociale në mbështetje të mirëqenies së grave dhe integrimit të tyre në të gjitha fushat jetësore.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, dhe drejtoresha ekzekutive e Medica Gjakova, znj.Mirlinda Sada.

Qëllimi i përgjithshëm i marrëveshjes është zbatimi i projektit “Përmirësimi i shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor tek gratë dhe vajzat me trauma të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Projekti synon forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve shëndetësore publike për këtë kategori. Zbatimi do të fillojë në dy komuna, në atë të Gjakovës dhe Prizrenit.

Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi dhe hyn në fuqi me datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë