Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këngëtarët që votuan në zgjedhjet lokale

Gjatë ditës së sotme (e diel) në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale.

Qendrat e votimit janë hapur nga ora 07:00 dhe pritet të mbyllen në ora 19:00, ndërsa deri në ora 15:00 kanë votuar 379 mijë e 180 qytetarë,

Përveç qytetarëve, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar edhe disa prej emrave të njohur të estradës, të cilët kanë kryer obligimin tyre qytetarë edhe në këto zgjedhje.

Disa nga këngëtarët e artistët, kanë treguar edhe përmes rrjeteve sociale se tashmë kanë përfunduar procesin e votimit.

Mozzik

Reperi Mozzik ishte ndër të parët që postoi një fotografi teksa shihet duke votuar në një qendër të votimit në Ferizaj.

Edona Llalloshi

Edhe Edona Llalloshi ka votuar në orët e para të së dielës: “Vota ime për Prishtinën tonë, për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.

Gresa Behluli 

Këngëtarja Gresa Behluli në një postim në Instagram u shpreh se ka votuar për një Prishtinë më të mirë.

Fjolla Morina

Fjolla Morina ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, në një prononcim për T7, këngëtarja tha se e ka kryer obligimin e saj qytetar dhe shpreson që Kosova të bëhet një shtet më i fortë se Shqipëria, madje ajo ka folur edhe për ambiciet e saj për t’u futur në politik.

“Ka raste qe e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo”, ka thënë ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë