Ju mund të ndiheni mirë dhe për këtë arsye rrallë e shihni mjekun tuaj, por disa kontrolle janë me të vërtetë të domosdoshme dhe kur nuk keni shqetësime. Ndryshojnë në çdo moshë
Në 30-at tuaj
Kontrollet tek dentisti: “Ka dëshmi të mira se njerëzit që bëjnë kontrolle të rregullta dentare jetojnë më gjatë”, thotë Dr Mansberg. Një pastrim i rregullt tek dentisti juaj parandalon zbulimin e hershëm të sëmundjes periodontale , e cila shpesh ndodh nga mos pastrimi.
Testimin e Sëmundjet seksualisht të transmetueshme: Nëse jeni duke menduar për të pasur një familje, ose keni pasur disa partnerë të ndryshëm dhe keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtur, është mirë të vizitoheni për ndonjë infeksion seksualisht të transmetueshëm. “Këto sëmundje nuk kanë gjithmonë simptoma të dukshme, dhe infeksionet e heshtura mund të shkaktojnë inflamacion, të bllokojnë tubat fallopiane dhe mund të shkaktojnë shterpësi”, thotë GP Dr Brad McKay. Trajtimi i hershëm do t’ju sjellë rezultate më të mira.
Në 40-at tuaj
Testi i syrit të glaukomës: “Unë rekomandoj që të gjithë në moshën dyzetvjeçare të bëjnë një test të syve me optometrin e tyre për glaukomë. Është një shkak i heshtur i verbërisë dhe ju nuk do ta dini nëse e keni atë nëse nuk bëni kontrolle, “thotë Dr Mansberg. Ndërsa glaukoma është më e zakonshme tek njerëzit e moshuar, trajtimi i hershëm mund të ngadalësojë procesin e dëmtimit.
Kontroll i përgjithshëm shëndetësor: “Do t’u kërkoj grave tek të 40-at dhe 50-at që ta bëjnë me patjetër këtë kontroll të përgjithshsëm për shëndetin, presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe kontrollin për mungesën e hekurit, gjë që është vërtet e zakonshme në të 40-at tuaj”, thotë Dr Mansberg.