Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
MBAHET SIMPOZIUMI I TRETË SHKENCOR MBI SIGURINË E PACIENTIT

Menaxhimi i Gjakderdhjeve Spontane Cerebrale është tejet delikat dhe ngërthen mjaft lëmi ekspertize nga emergjenca, neurologjia, radiologjia neurokirurgjia,  anesteziologjia dhe intenzivja.

Të gjitha këto lëmi përfshihen në këtë simpozium, i cili është organizuar nga Prof.Dr. Qamile Morina, anesteziologe – intenziviste dhe kryetare e  Shoqatës  Kosovare për Sigurinë e Pacientit. Është një simpozium një ditor me 12 ligjërata dhe një ligjërues nga Maqedonia.

 Shoqata Kosovare për sigurinë e pacientit konsideron që siguria është me të vërtetë punë e të gjithëve. Në mënyrë që të bëjmë këtë, ne duhet të jemi të informuar..

Duhet të kuptojmë se çfarë nënkuptojmë kur flasim për sigurinë? Përse njerëzit bëjnë gabime? Si ne mund të i  parandalojmë ato? Si duhet ridizajnuar proceset? Si të punojmë së bashku për të gjitha gjërat duke ngritur nivelin tonë të përgjithshëm të ndërgjegjësimit për rreziqet në punën tonë të  përditshme dhe duke qenë vazhdimisht në mbrojtje,  gjegjësisht në roje për të parandaluar  çfarëdo dëmtimi të pacientëve tanë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë