Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rastet e reja me COVID-19 sipas komunave

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën dy persona, kurse janë konfirmuar 66 raste të reja.

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, viktimat janë nga Obiliqi dhe Peja.

Kurse rastet e reja të konfirmuara janë: Gjilan 8 raste, Prishtinë 8 raste, Fushë Kosovë 5, Lipjan 4, Drenas 4, Vushtrri 4, Mitrovicë 4, Malishevë 3, Viti 3, Prizren 3, Kaçanik 3, Shtime 2, Gjakovë 2, Klinë 2, Ferizaj 2, Dragash 2, Pejë 2, Obiliq 1, Deçan 1, Rahovec 1.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.

Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë