Është kryer një eksperiment për të provuar dhe për të parë nëse një masazh i veshit mund të ndihmojë njerëzit me dhimbje kronike të shpinës.
Stresi, ankthi, dhimbje koke ose përgjumje – të gjithë shaktojnë momenteve të pakëndshme. Por zgjidhja për këto është mjaft e thjeshtë – një masazh tek veshët!
Është një ndjesi nervore vërtet relaksuese që mund të çlirojë mendjen nga problemet dhe shqetësimet fizike. Dhe pjesa më e mirë në lidhje me të është se mund të bëhet kudo, në çdo kohë, shpejt dhe me lehtësi. Ja cilat janë përfitimet:
Dhimbja në muskuj zvogëlohet.
Është kryer një eksperiment për të provuar dhe për të parë nëse një masazh i veshit mund të ndihmojë njerëzit me dhimbje kronike të shpinës. Dhe rezultatet treguan se kjo procedurë e thjeshtë është një mënyrë efektive për të ulur sikletin.
Tërheqja dhe fërkimi i butë i zonave të ndryshme të veshëve, stimulon shumë mbaresa nervore që mund të ndihmojnë trurin për të lëshuar endorfinat. Këto hormone na bëjnë të ndihemi mirë dhe ndihmojnë në lejhtësimin e dhimbjes. Gjithashtu, ato mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Disa studime madje treguan se, falë këtyre veprimeve të thjeshta të masazhit, njerëzit ishin në gjendje të menaxhonin më mirë dhimbjet fizike.
Nivelet e stresit dhe të ankthit ulen.
Një tjetër studim u krye midis pacientëve gjatë një periudhe të fekondimit ‘in vitro’. Rezultatet vërtetuan se masazhi i veshit është një gjë e mirë për t’u bërë në këtë lloj situate stresuese. Masazhoni veshin me lëvizje të ngadalta rrethore nëse ndiheni të stresuar, të panikosur, të shqetësuar, të lodhur ose të irrituar.
Dhimbja e kokës dhe migrena zvogëlohen dukshëm.
Ndërsa qetësuesit mund të shkaktjnë disa efekte serioze dhe potencialisht shkatërruese në trupin dhe shëndetin tuaj, masazhimi i veshit është përgjithësisht i padëmshëm. Mund ta kombinoni edhe me çaj menteje për një efekt më të mirë.
Mund të jetë e dobishme për të luftuar pagjumësinë.
Meqenëse masazhini i veshit ka një efekt relaksues, mund ta bëni atë para gjumit për të qetësuar veten. Kjo procedurë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, gjë që është e nevojshme për një gjumë të mirë.
Ju jep më shumë energji.
Nëse harroni apo nuk keni kohë të konsumoni kafen e mëngjesit, mund të provoni t’i fërkoni veshët pak më intensivisht. Kjo mund të aktivizojë qendra të caktuara të trurit dhe të bëjë që lodhja të zbehet.