Ndikimi i madh i rrjeteve sociale çdo ditë e më shumë po rritet.
Sidomos kur njerëz, ekspertë të fushave të ndryshme janë aktivë me këshilla, teori, fakte, e mendime të shumta.
Profesori i Psikologjisë Fitim Uka është njëri ndër “goditësit” e shpeshtë, i cili është shumë aktivë në faqen zyrtare të tij në Facebook.
Sa herë që publikon diçka, i duhen pak minuta për të marr shumë pëlqime, komente e shpërndarje.
Postimi i tij i fundit brenda 7 orëve është shpërndarë nga 183 persona, dhe është komentuar nga 130.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin, në të cilin qytetarë të shumtë si duket e gjetën vetën.
“Sa herë keni pritur një kërkim falje dhe jeni shpallur fajtor?
Sa herë qetësia juaj është sfiduar nga vrulli i të tjerëve?
Sa herë keni qenë vonë për veten për të qenë në kohë për të tjerët, dhe prapë… të pakënaqur?�
Sa herë mirësjelljen tuaj e kanë nëpërkëmbur dhe pështyrë?
Sa herë dashurinë tuaj e kanë paguar me smirë dhe urrejtje?
Dhe, a e dini se cili mund të jetë dështimi juaj më i madh?
Nëse ua ktheni me të njëjtën ‘monedhë’…
Le të trasojë rrugën tënde, shpirti yt i bardhë!
Një ditë do të mësojnë nga shembulli juaj…” /Familja Jonë