Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ramazani dhe sëmundjet e zemrës

Shkruar nga: Dr. Gëzim BerishaKardiolog

Ramazani është njëri nga 5 shtyllat kryesore të islamit. Gjatë këti muaji më shumë së 1.5 milard njerëz privojnë veten nga të gjitha llojet e ushqimeve gjatë tërë ditës, nga lindja e deri në perëndin të diellit.

Ramazani paraqet një ndryshim të madh të stilit të jetës së muslimanëve, ndryshim ky që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në sistemin kardiovaskular. Gjatë këtij muaji myslimanët ushqehen dy herë gjatë ditës, në syfyr dhe në iftar.
Sipas dispozitave fetare njerëzit që janë të sëmurë janë të liruar nga agjërimi. Por sa duhet një njëri të jetë i sëmurë në mënyrë që të jetë i liruar nga obligimi për të agjëruar?
– Për të dhënë një sqarim më të saktë, hulumtova publikimet shkencore që janë bërë për këtë temë.
Studimet shencore të bëra në këtë drejtim kanë treguar në përgjithësi së NUK keni rritje të sëmundjeve kardiovaskulkare gjatë Ramazanit. 
– Një studim i bërë me 1655 pacientë, krahasoj paraqitjen e infarkti gjatë muajit të Ramazanit dhe një muaj para e një muaj pas tij. Ky studim gjeti se frekuenca e shfaqjes së infarkti gjatë muajit të ramazanit ishte në mënyrë sinjifikante më e ulët krahasuar me muajin para dhe pas.
– Një studim tjetër i bërë nga Katar ku 95 % e popullësisë agjerojnë, përdori databazën e pacientëve të shtrirë në Kardiologji të diagnostikuar me infarkti i miokardit për një periudhe 10 vjeqare. 28856 pacient u përfshinë në këtë studim i cili konkludoj së frekuenca e shfaqjes së këtyre sëmundjeve krahasim me një muaj pas ramazanit nuk kishe ndonë ndryshim sinjifikant.
– As sëmundjuet e tjera kardiovaskulare siq janë hipertensioni arterial dhe pamjaftueshmëria e zemrës nuk kanë ndonjë përkeqësim gjatë muajit të ramazanit krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Poashtu as frekuenca e hospitalizimeve të pacientëve me sëmundje të zemrës nuk ishtë e rritur gjatë ramazanit.
– KONKLUZION: Agjërimi te pacienët me sëmundje stabile të zemrës është përgjithësisht i sigurt, por parprakisht rekomandohet që pacientët e sëmurë nga sëmundjet e zemrës të bëjnë një evaluim të gjendjes së tyre kardiake para fillimit të agjërimit të ramazanit. Ata mund të kenë nevojë edhe për rregullimin e terapisë së tyre në atë mënyrë që barnat të cilat para ramazanit janë marrë 3 apo 4 herë gjate ditës të zëvendësohen me barna që merren 1 herë eventualisht 2 herë gjatë 24 orëve. Assesi nuk duhet që pacientët të privohen nga barnat, sepse një gjë e tillë mund ta përkeqëson gjendjen shëndetësore deri në fatalitet.
– Një grup i madh i të sëmurëve kardiovaskularë kanë nevojë që të shmangin agjërimin. Këtu bëjnë pjesë:
➡️ Pacientët me infarkti akut të miokardit,
➡️ Pacientët me hipertension arterial të pakontrolluar, 
➡️ Pacientët me pamjaftueshmëri të rëndë të zemrës, 
➡️ Pacientët që së fundmi kanë bërë ndrerhyrje kirurgjikale në zemër. Këta pacientë kanë nevojë të trajtohen me terapi intenzive dhe shumë herë gjatë ditës, andaj privimi i këtyre pacientëve nga barnat paraqet rrezik madhor. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë