Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
I mësojmë se çfarë janë pemët: një lojë logopedike që inkurajon zhvillimin e fëmijëve

Shikoni se si fëmijët, së bashku me logopedin, mësojnë rreth konceptit të pemëve, por edhe se çfarë përfitimesh kanë për zhvillimin e tyre

Çfarë është e ëmbël dhe e shëndetshme në të njëjtën kohë? Nga çfarë është bërë reçeli dhe marmelata? Dhe lëngu juaj i preferuar? Zëmra (mesvakti) më e preferuar?

Ato janë pemët.

Me ngjyra, të shijshme dhe të ëmbla, një temë e preferuar për të vegjlit tanë, transmeton Telegrafi.

Para së gjithash, kur mësojmë për pemët dhe përcaktojmë dhe shpjegojmë secilën veç e veç, ne e dimë se ato janë kategori e veçantë e ushqimit.

Pemët dhe perimet janë kategori që ne gjithmonë i mësojmë njëra pas tjetrës. Sapo të mësojmë t’i dallojmë, mund të vazhdojmë të përshkruajmë secilin veç e veç. Çfarë forme, ngjyre, është e madhe apo e vogël, ku rritet, çfarë shije ka, a ka lëvore, bërthamë… Përhapim njohuritë e fëmijës dhe ia pasurojmë fjalorin.

Ndërsa jemi duke mësuar gjithçka në lidhje me pemët, ne mund të mësojmë edhe më shumë me to …

Kokrrat e pemëve rritet NË një pemë, NË një degë, ne e vendosim atë në shportë së bashku. Ishte LART dhe ka rënë POSHTË në tokë.

Ndërsa vizatojmë kokrrat e pemëve, ne mësojmë ngjyrat dhe praktikojmë aftësitë grafomotorike. Ne mësojmë sasinë ndërsa numërojmë sa mollë vendosim në shportë. Çfarë është para dhe çfarë është pas, ne dëgjojmë me kujdes rendin dhe vendosim kokrrat e pemëve të ndryshme në shportë me të njëjtin rend.

Në fund, do të lëmë gjithmonë një pyetje të madhe – Më tregoni gjithçka që dini për pemët tuaja të preferuara?

Pastaj dëgjojmë me kujdes, inkurajojmë të vegjlit të kujtojnë të gjitha detajet dhe të na përshkruajnë sa më mirë pse kjo kokërr peme është më e mira për ta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë