Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosova me aktivitete të shumta për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 Qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas 1 Qershori filloi të festohet në të gjithë botën.

Kjo ditë sot në Kosovë do të shënohet me një sërë aktivitetesh. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të organizojë punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të vizitojë Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht Repartin e pediatrisë. Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Po me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët. Avokati i Popullit, Naim Qelaj do të vizitojë dy qendra burimore për mësim dhe këshillim për nxënësit me dëmtime në dëgjim e të folur si dhe me dëmtime intelektuale “Nëna Terezë” dhe “Lef Nosi” në Prizren.

Organizata HANDIKOS do të lansojë kampanjën “Bëhu mburoja ime!”, në kuadër të së cilës do të vendosen dy instalacione – Kukulla Fëmijë me thënie të fëmijëve, viktima të dhunës në familje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë, ndërsa Drejtoria Rajonale e Policisë do të prezantojë projektin “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve” në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do të dorëzojë në mënyrë simbolike detyrën për një fëmijë, si simbolikë e shënimit të kësaj dite.

Youtube

Arkiva

Kategoritë