Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top

Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës Magbule Elezi, ka uruar koleget e saj me rastin e ditës së tyre.

Elezi ka thënë se pandemia ka dëshmuar angazhimin e mamive në klinika e spitale ku janë trajtuar pacientët e sëmurë me Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.

“Prandaj, shpresojmë që vitet e ardhshme pandemia t’i takojë të kaluerës, të kemi më tepër mbështetje institucionale e ligjore, shkollim dhe edukim, si dhe fuqizim të rolit të Mamisë në mënyrë që të ushtrohet profesioni për atë që jemi të thirrura”, ka shkruar ajo.

Lexoni postimin e plotë:

Dita Ndërkombëtare e Mamive na gjenë në një situatë aspak të lehtë.

Mamitë me vite të tëra kanë punuar në rrethana dhe kushte prej më të ndryshmëve e që shpesh herë kanë qenë sfiduese për ofrimin e shërbimeve cilësore edhe përkundër këtijë fakti mendojmë që angazhimi maksimal nuk ka munguar dhe ne sot jemi dëshmitar të një faze më të avansuar por jo edhe të përmbushur.

Pandemia akoma më shumë ka dëshmuar rreth angazhimit të Mamive në klinika, spitale mbi gjitha në reparte të ndryshme për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientet që janë të prekur me Covid-19.

Prandaj, shpresojmë që vitet e ardhshme pandemia t’i takojë të kaluerës, të kemi më tepër mbështetje institucionale e ligjore, shkollim dhe edukim, si dhe fuqizim të rolit të Mamisë në mënyrë që të ushtrohet profesioni për atë që jemi të thirrura.!!

Shëndet e mbarësi,

Youtube

Arkiva

Kategoritë