Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Receta e ditës: Full Harmony

Gatuar nga: Green & Protein

Sallatë e gjelbër

Spinaq

Gjoks pule

Oriz integral me rrepë dhe shije hudhre

Vezë e zier

Brokoli

Karotë

Misër

Salcë me uthull balsamike

Ëmbëlsues hurmash i shtëpisë

Vaj ulliri

Majdanoz

Susam i zi

Kopër

Kripë nga Himalajet

Full Harmony është një sallatë e cila balancon përbërësit ushqimor me një shije të veçantë duke ju dhënë energji të mjaftueshme.

Përfitimet shëndetësore nga sallata e gjelbër:

1. Ndihmon në humbjen e peshës: Sallata e gjelbër është shumë e mirë për ata që janë në dietë, sepse ka shumë pak kalori, mesatarisht vetëm 10-50 për çdo shujtë. Sallata e gjelbër është po ashtu e pasur me ujë, duke i mundësuar trupit ta hidratojë më mirë veten. Sallata e gjelbër po ashtu përmban fibra që ndihmojnë tretjen dhe shtojnë ndjenjën e të qenit të ngopur.

2. Lufton sëmundjet: Sallata e gjelbër është përplot me beta-karoten i cili është një luftëtar i njohur i sëmundjeve. Sëmundjet e caktuara si katarakti, sëmundja e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri mund të luftohen duke ngrënë sallatë të gjelbër.

3. Parandalon kancerin: Sipas American Cancer Institute dhe American Cancer Society, ushqimet e pasura me vitamina A dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Dhe sallata, duke përmbajtur këto dy vitamina me bollëk, sigurisht që mund të merret si ushqim antikancerogjen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë