Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Qeveria mban mbledhje në ora 15:00, pritet vendimi rreth masave të reja

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje në ora 15:00, ndërsa pritet të merret vendim rreth masave të reja.

Telegrafi merr vesh se në kuadër të masave të reja do të jetë ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në rastet urgjente.

Po ashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Masat e reja pritet të prekin edhe gastronominë.

Ndryshe, Shoqata e gastronomeve po mban mbledhje lidhur me masat e paralajmëruara.

Ata janë shprehur kundër mbylljes totale.

Përfaqësues i gastronomëve të Kosovës, Fatos Mexhuani ka thënë sot se e kundërshtojnë mbylljen totale për 12 ditë.

Mexhuani në programin e mëngjesit në RTV Dukagjini tha se sot në ora 14:00 do të mblidhet Shoqata e gastronomëve ku do të vendoset për më tutje edhe pse ende nuk ka vendim final për mbyllje totale ose masa më të rrepta.

“Kemi bashkëpunuar shumë me Ministrinë për t’iu përmbajtur rregullave. Por pas fushatës nuk ka asnjë kuptim… ne ende respektonim masat, dëmtoheshim si lokale duke mbajtur distancën, ndërsa fushata zgjedhore mbahej pa distancë e pa respektim të rregullave…”, tha Mexhuani.

Ai më tej tha se janë për zbatim më të mirë të masave aktuale, por jo për mbyllje totale pasi financiarisht do të jetë katastrofale për sektorin e gastronomisë e sektorët tjerë zinxhiror. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë