Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksinat e para në Kosovë do të jepen për stafin e Klinikës Infektive në QKUK

Vaksinat e para në Kosovë të cilat mbërritën dje nga aleanca Covax, do të jepen për stafin e Klinikës Infektive.

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e pranimit të 24 mijë dozave Astra Zeneca, shkruan Gazeta Shneta.

Vitia ka thënë se fillimi i vaksinimit nuk nënkupton se po i vjen fundit pandemisë, teksa ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat.

“Do të fillojmë me dozat e para në Klinikën Infektive në Prishtinë. Të nderuar qytetarë, vend për çlirim nuk ka, edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi, ne jemi në një realitet të ri dhe duhet t’i respektojmë masat antiCovid”, tha ai.

Vitia ka thënë se po punohet për të siguruar më shumë doza të vaksinave. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë