Ka vdekur si pasojë e COVID-19 ish-profesori i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Kajtaz Fazlia-Lutani.
Këtë e bëri të ditur mbesa e tij Aferdita Fazlija me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku k shkruar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 12:00, në varrezat e fshatit Turiqec.
“I ndjeri la pas vetes familjen dhe një veprimtari të pasur shkencore e akademike ku për më tepër se 40-të vite ishte profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, atë të Zagrebit e deri në Amerikën e largët”, ka shkruar Fazlija.