Nisur nga premisa “Shëndeti së pari, tjerat vijnë”, është jetike që të dimë të jetojmë shëndetshëm, duke u informuar saktë nga profesionistët shëndetësorë.
Mundësia që ofrojnë mediat sot është shumë e madhe, rrjedhimisht edhe format e komunikimit me doktorin/doktoreshën bëhen më të lehta.
Paraqitja e mjekëve nëpër televizione, lidhje direkte, lidhje telefonike etj., fiton rëndësi jo pak kur bëhet fjalë për të informuarit drejt lidhur me të jetuarit shëndetshëm dhe parandalimin e sëmundjeve eventuale.
Të vizituarit e mjekut nëpër spitale apo ordinanca është gjithnjë i rëndësishëm, por ky element nuk nënkupton që mjekët të mos shfaqen në media. Të qenët aktiv në këtë drejtim i ndihmon shumë qytetarëve të kenë më tepër se një dritare informimi në raport me mirëqenien e tyre.
Produksioni “Familja jonë” në vazhdimësi është munduar që mjekët gjithmonë të jenë pjesë integrale e komunikimit me publikun. Emisionet e të shtunave dhe “Takimi virtual me Shëndritin”, në kuadër të po këtij produksioni, kanë sjellë gjithnjë profesionistë shëndetësorë cdo javë, duke dhënë kështu këshilla të rëndësishme e të vyera për të gjithë shikuesit.
Sigurisht, e gjithë kjo punë është e bazuar edhe në vullnetin e mjekëve për t’i këshilluar dhe ndihmuar njerëzve. Disa prej atyre që janë përgjigjur gjithherë pozitivisht në pjesëmarrjen në media janë: Dr. Ilir Kurtishi- specialist i onkologjisë,Dr. Lul Raka- Mikrobiolog, Dr. Flamur Marku- Pulmolog, Dr. Fisnik Kurshumliu- patolog, Dr. Visar Sadiku- MSC/specialist i Psikologjisë Klinike, Dr. Fitim Uka- Dr. i Psikologjisë, Dr.Shkëndije Dobruna- Dermatologe dhe kirurge e lëkurës, Dr. Merita Emini-Sadiku- Interniste-endokrinologe/diabetologe, Dr. Venera Berisha-Muharremi- Interniste/endokrinologe/diabetologe, Dr. Izet Sadiku-infektolog, Dr. Drita Kabashi-Specialiste e obstetrikës, gjinekologjisë dhe onkologjisë, Dr. Fahredin Veselaj-urolog, Dr. Fitim Gashi- Specialist internist/hematolog, Dr. Visar Zekaj- Specialist i Mjekësisë Interne/Gastroenterohepatolog, Dr. Arta Haxhiu- Specialiste interniste, subspecialiste/diabetologe, Dr. Besnik Peci- Psikolog, Dr. Nexhmedin Duriqi- Ortoped/kirurg spinal, Dr. Anita Sylaj- Lokaj- Specialiste e Oftamologjisë, Dr. Artan Ahmeti- Dr.Sci internist/kardiolog, Dr. Uran Halimi- Absolvent i stomatologjisë, Dr. Vjollca Dedushaj-Fazliu- Interniste/endokrinologe, Dr. Bastri Durmishi- Internist/Reumatolog, Dr. Gëzim Berisha- Kardiolog, Dr. Antigona Qenaj-Sejdiu- Psikologe klinike/psikoterapiste, Dr. Valbona Blaku- Specialiste e mjekësisë familjare, Dr.Baton Bekeri- Kardiolog, Dr. Bujar Gjikolli- specialist i radiologjisë,Dr.Linda Osmani-Jerliu – Interniste/Reumatologe, Dr. Nadije Morina- Kuqi- Interniste-endokrinologe/diabetologe, Dr. Lendrit Spahiu- Mjek i fëmijëve dhe Shpëtim Thaci- Pulmolog, Dr. Bujar Gashi, Dr. Besim Morina – Pulmolog, Dr. Besim Demolli – Reumatolog, Dr. Afrim Shabani – Oftamolog, Dr.Memli Morina – Gjinekolog, Dr. Ismail Lutolli – Specialist Pediater, Dr. Bajram Ajeti – Mjek Familjar, Dr. Festim Bllata – Oftamolog, Dr. Floren Kavaja, Dr. Merita Brovina, Dr. Rukije Mehmeti – Pulmologe, Dr. Shkendije Nuza – Radiologe, Dr. Serbeze Kabashi – Radiologe, Dafina Krasniqi – Radiologe, e shumë e shumë të tjerë nga të gjitha fushat.
Listës së mjekëve që janë aktivë në media është mirë që t’u shtohen edhe emra të tjerë, pasi këshillat shëndetësore janë gjithnjë të domosdoshme.