Në emisionin e sontëm në “Takim virtual me Shëndritin”, për më shumë se 40 minuta, ishte i ftuar logopedi, Miran Xhelili.
Me Xhelilin u diskutua shumcka lidhur me intervenimin e hershëm logopedik gjatë fëmijërisë së hershme, ku nuk munguan as pyetjet nga publiku.
Gjatë kësaj lidhjeje direkte, Xhelili u pyet nëse “mashtruesit” ose memet ndikojnë në keqshqiptimin e fjalëve te fëmijët.
Sipas tij, është e rekomandueshme që pas moshës dy vjec të mënjanohet përdorimi i këtij mjeti, pasi mund të shkaktojë anomali (probleme )në të folur.
“Ajo çka rekomandojmë ne si logopedë është që sa më shpejt të evitohet përdorimi i “mashtruesit” te fëmijët mbi moshën 2-vjeçare, për faktin se ai (mashtruesi) mund të shkaktojë anomali të pjesës së dhëmbëve dhe nofullave, ashtu që shkakton edhe në vështirësi tutje në kualitetin e shqiptimit të tingujve”, thekson ai për Familja jonë.
Xhelili thekson se përdorimi i tepërt i “mashtruesit” mund të ndikojë që fëmija të ketë një deformim të dhëmbëve dhe nofullës, kësisoj do duhej një intervenim i stomatologut që nofulla të kthehet përsëri siç ka qenë. /familjajone