Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sallatë me patate dhe proshutë të tymosur

Përbërësit:

800 gr patate të vogla

100 gr proshutë e tymosur ose bacon

5 lugë gjelle vaj ulliri e.v

1 lugë gjelle uthull e bardhë

1 lugë gjelle mustardë

10 fije bar qepe

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastrojini patatet dhe lajini. Futini në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe pak kripë. Ziejini për 30 minuta nga momenti që marrin valë. Hiquani lëkurën ndërsa janë ende të nxehta dhe vendosini në një enë.

Përgatisni salcën. Ndërsa ziejnë patatet hidhni në një enë vajin e ullirit, uthullën, mustardën, pak kripë e piper. Lani fijet e barit të qepës, pritini dhe shtojini në enë. Përziejni mirë dhe salcën e krijuar shtojeni tek patatet duke i përzier.

Piqni proshutën e tymosur në një tigan pa shtuar yndyrë derisa të bëhet krokante.

Vendoseni proshutën në një letër kuzhine t’i largohet yndyra e tepërt më pas shtojeni tek ena me patate.

Burimi: Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë