Dr Evren Fehmi Atay, së bashku me pjesën tjetër të stafit profesional mbështetës në Otromedia Hospital – Prizren, arriti ta kryejë me sukses operimin e dy gjunjëve të një të moshuare.
Operimi u përfundua me një seancë të vetme të ndërhyrjes operative të mjekut dhe stafit mbështetës të Spitalit Ortomedica. E moshuara tashmë nuk ka kurrfarë dhimbjesh dhe shprehet falënderuese ndaj personelit të spitalit në fjalë.
“Operacioni ka zgjatur një orë, i kam operuar të dy gjunjtë dhe ndihem shumë mirë. Falënderoj Labinot Tahirin dhe stafin e mrekullueshëm të Spitalit Ortomedica”, shprehet e moshuara, shkruan Familja jonë.
Ky operacion, i kryer me sukses dhe profesionalizëm të lartë nga Spitali Ortomedica, u realizua në ndihmë me fondacionin e Labinot Tahirit.
Spitali Ortomedica ofron edhe shumë shërbime të tjera cilësore, prandaj një operim i tillë i suksesshëm nuk është i vetmi për stafin shëndetësor atje. Për probleme të tilla, si: dhimbje të gjunjëve, dhimbje të shpinës, dhimbje të kërdhokullave, dhimbje të supeve, dhimbje të bërryleve, dhimbje të kyqeve të këmbëve e të duarve ,trajtim të tumoreve të eshtrave, riparimin të deformimeve, thyerje të ekstremiteteve e shumë ankesa të tjera, duhet të drejtoheni të një vend: Ortomedica Hospital-Prizren.