Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali Ortomedica, për vetëm nje seancë, operon dy gjunjtë me proteza një të moshuares (VIDEO)

Dr Evren Fehmi Atay, së bashku me pjesën tjetër të stafit profesional mbështetës në Otromedia Hospital – Prizren, arriti ta kryejë me sukses operimin e dy gjunjëve të një të moshuare.

Operimi u përfundua me një seancë të vetme të ndërhyrjes operative të mjekut dhe stafit mbështetës të Spitalit Ortomedica. E moshuara tashmë nuk ka kurrfarë dhimbjesh dhe shprehet falënderuese ndaj personelit të spitalit në fjalë.

Operacioni ka zgjatur një orë, i kam operuar të dy gjunjtë dhe ndihem shumë mirë. Falënderoj Labinot Tahirin dhe stafin e mrekullueshëm të Spitalit Ortomedica”, shprehet e moshuara, shkruan Familja jonë.

Ky operacion, i kryer me sukses dhe profesionalizëm të lartë nga Spitali Ortomedica, u realizua në ndihmë me fondacionin e Labinot Tahirit.

Spitali Ortomedica ofron edhe shumë shërbime të tjera cilësore, prandaj një operim i tillë i suksesshëm nuk është i vetmi për stafin shëndetësor atje. Për probleme të tilla, si: dhimbje të gjunjëve, dhimbje të shpinës, dhimbje të kërdhokullave, dhimbje të supeve, dhimbje të bërryleve, dhimbje të kyqeve të këmbëve e të duarve ,trajtim të tumoreve të eshtrave, riparimin të deformimeve, thyerje të ekstremiteteve e shumë ankesa të tjera, duhet të drejtoheni të një vend: Ortomedica Hospital-Prizren.

Youtube

Arkiva

Kategoritë