6 mijë e 659 persona janë ende aktivë me koronavirus në Kosovë.
Numri i rasteve aktive ka filluar të rritet, pas shtimit të infektimeve javëve të fundit.
Sot u raportuan 318 të infektuar dhe pesë raste të vdekjes nga koronavirusi.
Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe janë 1.514 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste.