Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cfarë zbutësish të rrobave duhet të përdoren për të ndihmuar kundër dermatritit atopik?

Përvec ushqimit jo të shëndetshëm që ndikon në “ashpërsimin” e sëmundjes së dermatritit atopik, nutricionistja klinike, Diola Dosti, vë në pah se edhe disa lloje zbutësish e detërgjentësh  mund të kenë ndikim mjaft të dëmshëm në këtë aspekt.

Ajo rekomadon që zbutësit dhe detërgjentët e rrobave të mos jenë shumë të shtrenjtë, mjafton që të kombinohet me sodë buke në mënyrë që rrobat të mos jenë alergjike për fëmijët dhe të rriturit.

Dosti thekson se disa zbutës të rrobave mund të ngjallin alergji, prandaj nuk është e domosdoshme të kërkojmë gjithnjë zbutës të rrobave të shtrenjtë.

“Mos përdorni lloj-lloj zbutësash, sepse edhe ata dinë ta irritojnë shumë mirë lëkurën. E rëndësishme është që rrobat që veshin fëmijët të jenë të hekurosura dhe të lara, qoftë edhe me detergjentë jo shumë të shtrenjtë dhe t’i shtohet sodë buke”, theksoi ajo për Familja jonë.

Në aspektin e lyerjes nga jashtë, kundër dermatritit atopik, Dosti preferon gjelin e aloeverës dhe vajin e kokosit, pasi mund të kenë efekt pozitiv në këtë aspekt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë