Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ditë më parë ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur sot pa shenja jete.
Familjarë të tij kanë konfirmuar për Telegrafin, se trupi i pa jetë i Heset Rrahmanit është gjetur në Kaçanik te tuneli i dytë.
“E kemi gjetë para dy ore, fatkeqësisht pa shenja jete. Trupi është gjet në Kaçanik te tuneli i dytë”, kanë treguar familjarët e të ndjerit.
Heset Rrahmani, nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë ishte zhdukur nga data 14 janar.
Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.
Sipas vëllaut të Hesetit, Rrahman Rrahmani, personi në fjalë ka pasur edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.