Ministri i në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u aka uruar nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysmëvjetorit të ri shkollor.
Likaj, gjysmëvjetorin e parë e vlerësoi si të suksesshëm, falë bashkëpunimit të të gjithë akterëve për t’ia arritur këtij qëllimi.
“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.
Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë.
Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë”, ka shkruar Likaj.