Gjendja apo ndjesia e dëshpërimit në dimër është një gjendje që prek shumë persona. Në fakt, dy milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se janë përballur me çrregullimin sezonal, i njohur ndryshe si “dëshpërimi dimëror”. Kjo është një gjendje sezonale, pra kur individi ka një gjendje normale gjatë stinëve të tjera të vitit, por në dimër përballet me lëkundje emocionale.
Kjo thuhet se ndodh për shkak se dita është më e shkurtër se nata dhe çrregullimin e gjumit, duke rritur prodhimin e melatoninës dhe duke i lënë ata me ndjesinë e përgjumjes dhe letargjisë.
Por cilat janë 5 shenjat që tregojnë se jeni prekur nga “dëshpërimi”:
Mungesa e energjisë
Si ta luftoni atë: Shkoni për një shëtitje në këmbë ose praktikoni palestrën rregullisht.
Problemet me gjumin
Si ta luftoni atë: Gjeni mënyra për të mos e humbur atë, pini një caj të ngrohtë dhe mundohuni të flini.
Ndryshimet në oreksin tuaj
Si ta luftoni atë: Hani shpesh fruta dhe perime të freskëta.
Ndjesia e mbylljes në vete
Si ta luftoni atë: Bëni shaka dhe mos harroni përqafimet të cilat ju falin ndjesi qetësie dhe dashurie.
Mungesa e humorit
Si ta luftoni atë: Ndiqni diellin… bëni gjërat që më herët ju kanë bërë të ndiheni mirë. Merrni disa ditë pushime.