Gatuar nga: Green & Protein
Sallatë e gjelbër
Spinaq
Gjoks pule
Mozarella Rrepë e kuqe
Thjerrëza
Kungulleshë
Salcë e shtëpisë me kërpudha
Qepë e kuqe
Majdanoz
Mashurka (Rrënje e fasules)
Shegë
+Salcë e shtëpisë
Në këtë pjatë të shëndetshme gjeni një kombinim të mishit, perimeve, bishtajoreve të kombinuara me një shije të veçantë nga salca e shtëpisë, kombinim ky i pasur me proteina.
Proteinat formojnë diku rreth 15 % të trupit dhe janë përgjegjëse për formimin e muskujve, eshtrave, ligamenteve, lëkurës, thonjve dhe qimeve-flokëve.
Po ashtu bëjnë transportimin e oksigjenit në qelizat e gjakut formojnë antitrupa, sistemin imun dhe gjithashtu shërbejnë për rregullimin e hormoneve dhe metabolizmit-sistemit të tretjes së ushqimit. Pra roli më i rëndësishëm i proteinës është të ndërtojë, ti mbajë dhe ti rigjenerojë indet në trupin tonë, gjegjësisht ta formojë trupin tonë.
Për çdo kg që peshoni ju duhet të konsumoni 2.2 gram proteina.
100 gram gjoks pule përmbanë rreth 30 gram proteina.