Vaksinat e reja COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna, janë vaksina të zbuluara kundër COVID-19. Madje në Britaninë e Madhe që nga sot është filluar edhe vaksinimi i shtetasve të tyre.
Është e qartë që personat e vaksionuar do të jenë të mbrojtur nga koronavirusi, por ajo cfarë shkencëtarët nuk e kanë ende të qartë është se nëse të vaksionuarit do mund ta transmetojnë virusin.
Sipas një artikulli në New York Times, ekziston një mundësi që disa njerëz të vaksionuar të infektohen me COVID-19 por që do jenë asimptomatik dhe më pas mund ta transmetojnë ‘në heshtje’ virusin – vecanarisht nëse ata janë në kontakt të ngushtë me të tjerët ose nëse ndalojnë së përoduri maskat.
Në këtë artikull argumentohet se nëse personat e vaksionuar do mund ta shpërndanin virusin, atëherë do i rrezikonin personat e tjerë që nuk janë të vaksionuar.
‘Shumë njerëz po mendojnë se porsa të vaksionohen, nuk duhet të bartin më maskë. Në fakt ata duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën, pasi virusi mund të vazhdojë të qarkullojë’, është shprehur imunologia nga Universiteti i Stanford, Michal Tal./FamiljaJone.











