Është gjetur i vdekur në një makinë punonjësi i policisë, Xhuljano Prela
26 vjeçari është pjesë e FNSh-së Shkodër.
Sipas policisë 26 vjeçari ka gjetur vdekjen nga përdorimi i armës. Mësohet se Xhuljano Prela ishte student ne vitin e fundit për gradën nënkomisar, raporton Top Channel
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.